18.11.2022 · përditësuar para 1307 dite1 min lexim
Brooklyn Nets triumfoi ndaj liderit aktual të Konferencës Perëndimore, Portland Trail Blazers, në mënyrë dramatike, me rezultat shumë të ngushtë 107-109.
Me 35 pikë, 8 kërcime e 2 asistime, Kevin Durant ishte lider për skuadrën nga Nju Jorku, ndërsa për ekipin humbës si zakonisht më i dalluari ishte Damian Lillard me “double-double”, 25 pikë, 11 asistime dhe 3 kërcime.
Ndryshe nga Trailblazers, në shtëpi nuk gaboi Sacramento Kings.
Ky klub në “Golden 1 Center” ka fituar përballë San Antonio Spurs, me rezultat 130-112. Pavarësisht humbjes, koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Davin Vassell me 29 pikë, kurse për Kings De’Aron Fox u dallua me 28 sosh. Kjo ishte fitorja e pestë rresht për ekipin e Sacramentos.
Para tigozëve festoi edhe Los Angeles Clippers.
Ky i fundit fitoi ndaj Detroit Pistons, me rezultat final 96-91. Bojan Bogdanovic nga ekipi humbës ishte më i miri në ndeshje me 26 pikë, ndërsa për fituesit Reggie Jackson kontribuoi më së shumti me 23 sosh.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.