Portland Trail Blazers fituan bindshëm ndaj Houston Rocketsit mbrëmë në kuadër të NBA-së, me rezultat 131:114.
Prej këtyre 131 pikëve 71 i realizoi vetëm Damian Lillardi, i cili i realizoi 22 nga 38 tentimet në lojë të hapur.
Në anën tjetër, Alpen Sengun dhe Jae’Sean Tate ishin pikëshënuesit më të mirë te Raketat, me nga 17 secili.
Sidoqoftë, superylli i Blazersave nuk është i vetmi që i ka realizuar 71 pikë në një ndeshje këtë stinor, pasi që një gjë të tillë e ka bërë sivjet edhe Donovan Mitchell.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=OKOwK6U7sd0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.