Basketbollisti i njohur, LeBron James, i është kthyer sërish ndeshjeve pas një pauze të gjatë, kjo pasi kishte një lëndim.
James mbrëmë iu bashkua Los Angeles Lakers në lojën me Sacramento Kings, ku pësuan humbje me rezultat 110-106.
36 vjeçari nuk ka qenë aktiv që nga 20 marsi, pasi e kishe lënduar kyçin e këmbës, në karrierën e tij si basketbollist në NBA, kjo është pauza më e gjatë që ai nuk ka marrë pjesë në ndeshje.
Ai në lojën me Sacramento Kings shënoi 16 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kjo është humbja e pestë me radhë në gjashtë ndeshjet e fundit për Los Angeles Lakers, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.