Lajmet e fundit

Golden State Warrios është thjesht i një planeti tjetër në këtë sezon të NBA. Skuadra nga Oakland shkatërroi 125 – 94 Chicago Bulls, duke koleksiouar fitoren e 39-të. Stephen Curry në sfidën e “United Center” realizoi vetëm 25 pikë, por dha 11 asist si dhe kontrolloi 7 topa nën tabelë. Në radhët e Chicagos shkëlqeu Derrick Rose me 29 pikë.
Vazhdon të zhgënjejë Mimai Heat, që pësoi humjen e radhës këtë radhë në “Verizon Center” ndaj Ëashington Ëizards me shifrat 106-87. Jhon Wall i Wizards rezulltoi më i miri në parket me 18 pikë, 10 asist e 4 ribound. Me këtë sukses Ëashington rrit shpresat për një vend në zonën Play-Off në Konferencën e Lindjes.
LeBron James dhe Kevin Love kthyen Cleveland tek suksesi në përballjen ndaj Brooklyn Nets. 91-78 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që nuk pati shumë ritëm. Dy “yjet” e Cavaliers, James dhe Love realizuan nga 17 pikë secili.
Në “Toyota Center” të Houstonit, skuadra e James Harden u mposht 114 – 123 nga Detroit Pistons, që vazhdon të jetë një kockë e fortë për rivalët më të fortë të NBA. Harden në këtë përballje realizoi në total 33 pikë dha 14 asist dhe kontrolloi 17 topa në tabelë, por forma e tij e mirë nuk u mjaftoi Rockets për të shmangur humbjen e dytë radhazi.
Los Angeles Lakers duket se e ka prenotuar vendin e fundit në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kaliforniane u dorëzua 93 – 112 ndaj Sacramento Kings, që falë DeMarcus Cousins i cili rezultoi pikëshënuesi më i mirë me 36 pikë, nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren. Kobe Bryant shënoi në total 15 pikë dhe ishte basketbollisti i dytë më i mirë i Lakers.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes Olrando Magic u mposht 87 – 96 nga Philadelphia 76ers. Neë York Nicks kaloi në kohën shtesë 118 – 111 Utah Jazz, Toronto Raptors fitoi 115 – 109 ndaj Boston Celtics, Oklahoma City Thunder gjithashtu mposhti 109 – 95 Charlotte Hornets, Dallas Mavericks kaloi 106-94 në kohën shtesë Minnesota Timberwolves, ndërsa Portland Trail Blazzers u ndal 98-104 nga Atlanta Hawks.