Lajmet e fundit

Shkëlqen DeMar DeRozan, fiton Toronto Raptors. Falë paraqitjes fantastike të 27-vjecarit nga Kalifornia, skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në transfertën e Floridas Orlando Magic me shifrat 109-79 duke u rikthyer te fitorja në NBA. Ky ishte suksesi i 8-të për Toronton në 10 ndeshjet e fundit. 31 pikë realizoi DeRozan në fitoren e Raptors ndaj Orlando Magic ndërkohë që u paraqitën mirë në këtë ndeshje edhe Kyle Lowry e lituanezi Valanciunas që shtuan nga 16 pikë secili. Një fitore e rëndësishme kjo e 19-ta sezonale që konsolidon pozitat e Torontos në vendin e dytë të klasfikimit në konferencën e Lindjes.