Cleveland Cavaliers, Miami Heat dhe Los Angeles Clippers fituan edhe ndeshjet e dyta në fazën play-off ndaj kundërshtarëve të tyre respektivë duke hedhur një hap të sigurtë drejt avancimit në raundin tjetër.
Në Quicken Loans Arena, Cleveland Cavaliers treguan të gjithë potencialin e tyre ofensiv duke triumfuar me shifrat e thella 107-90 ndaj Detroit Pistons.
Falë goditjeve të saktë nga vija për tre pikë formacioni nga Ohio barazoi rekordin e Golden State, Dallas dhe Seattle përsa i përket më shumë trepikëshave të realizuar në një ndeshje të fazës play-off.
Lebron James i cili e mbylli sfidën me 27 pikë 6 rebound dhe 3 asiste ndërkohë që për t’u veçuar ishte edhe paraqitja e Kyrie Irving i cili koleksionoi gjithsej 22 pikë, pa harruar këtu J.R Smith që shtoi 21 të tjera dhe Kevin Love që i ndihmoi të tijët me 16 pikë dhe 10 rebound.
Me serinë e cerekfinaleve 2-0 në favor Cleveland tashmë do ta ketë më të thjeshtë avancimin në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, edhe pse dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohet në Michigan.
Me rezultat ndeshjesh 2-0 kryeson edhe Los Angeles Clippers ndaj Portland Trail Blazzers. Në Staples Center të Los Angelesit, Chris Paul realizoi 25 pikë duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt një fitoreje shumë të rëndësishme me shifrat 102-81 ndaj formacionit nga Oregoni. Edhe pse Blake Griffin nuk shkëlqeu duke shënuar në total vetëm 12 pikë, skuadra e Doc Rivers arriti të zgjidhte gjithcka shumë thjeshtë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.