E premtja sportive në Artmotion do të hapet me ballafaqimin tejet interesant ndërmjet Houstonit dhe Miamit.
Heat janë duke treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit udhëtojnë në bregun perëndimor për t’u takuar me Rockets që kanë pësuar tre humbje rresht, transmeton KlanKosova.tv.
Ky ballafaqim zhvillohet të premtën, nga ora 01:30 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
01:30 MIAMI HEAT – HOUSTON ROCKETS - ART SPORT 1
Pas një starti të dobët në rezultate për shkak të mungesave të shumta ku ka ndikuar COVID-19, Miami kanë gjetur formën e tyre që kishin kaluar sezonin e kaluar. Finalistët e Play Off-it të sezonit që shkoi, me rikthimin e Jimmy Butler kanë arritur tre fitore rradhazi dhe serinë pozitive dëshirojnë ta vazhdojnë edhe ndaj Houstonit. Deri më tani, Miami rënditet në vendin e 10 të lindjes me 10 fitore e 14 humbje.
Nga ana tjetër, Houston Rockets pas largimit të James Harden, e kanë humbur edhe ritmin e ndeshjeve pozitive. Djelmoshat e Stephen Silas kanë shijuar humbjen e tretë radhazi apo të katërtën në pesë takimet e fundit dhe një fitore eventuale në shtëpi, do ti largonte nga presioni negativ që për momentin ndodhen. Rockets në 24 ndeshje kanë seri 11 fitore e 13 humbje ku pozicionohen në vendin e 12 të perëndimit.
Në këtë ballafaqim, Miami Heat nuk do të ketë në dispozicion Meyers Leonard, Avery Bradley, Chris Silva, Goran Dragic dhe Maurice Harkless. Ndërsa te Houstoni pritet të mungojnë Dante Exum dhe Christian Wood.
A do ndalet seria negative e Houstonit, apo Miami do vazhdoj me fitoren e katërt rresht, këtë do ta mësojmë të premtën ekskulzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 04:00.
Houston Rockets, 5-shja e mundshme titualle:
DeMarcus Cousins, P.J. Tucker, Jae’Sean Tate, Eric Gordon, John Wall.
Miami Heat, 5-shja e mundshme titullare:
Bam Adebayo, Kelly Olynyk, Jimmy Butler, Duncan Robinson, Kendrick Nunn.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.