Është hiq më pak se 80 milionë euro shifra që Detroit Pistons do t'i paguajë lojtarit të vetë Reggie Jackson, për të qëndruar në këtë klub edhe pesë vjet.
25 vjecari tha se është i kënaqur me marrëveshjen dhe ka falenderuar klubin për besimin që i është dhënë.
Ai pritet të jetë lojtari kyq te Pistons, duke qenë se ylli kryesor i viteve të fundit, Brandon Jennings, është i lënduar.
Jackson i është bashkuar Detroit-it gjatë dimrit, nga Oklahoma Thunder, ku luajti prej vitit 2011.
Ish-lojtari i kolegjit të Bostonit ka realizuar 17.6 pikë, 9.2 asistime dhe 4.7 kërcime për ndeshje, në 27 ndeshje te luajtura sivjet te Pistons.
Po për këtë çmim, edhe San Antonio e ka blerë LaMarcus Aldridge, dy ditë më parë. Vetëm se kjo kontratë ka vlerë katër vjet.
Lojtari që kaloi 9 vjet të mira të Portland, tha se mezi po pret t'i bashkohet ekipit nga Teksasi, ku e ka edhe familjen dhe shoqërinë, pasi edhe vetë vjen nga ky shtet i Amerikës.
Aldridge është njëri nga lojtarët më të mirë të pozitave krah-qendër në NBA, me 23.4 pikë, 10.2 kërcime, 1.7 asiste dhe 1 bllokadë për ndeshje.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.