Julen Lopetegui ka vendosur t’i besojë më shumë Keylor Navas sesa Thibaut Courtois për ta mbajtur të paprekshme rrjetën e Real Madridit në ndeshjen kundër Romës.
Kampioni në fuqi i Evropës do ta zhvillojë sonte në Bernabeu ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Navas ka qenë 1-shi i Realit qe tre sezone në garën prestigjioze evropiane në të cilat është shpallur kampion tri herë, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër, në portën e Romës nuk do të jetë Alisson Becker që pati performancë të jashtëzakonshme vitin e kaluar e që më pas u transferua në Liverpool. Në vend të tij, sivjet detyrën do ta kryejë Robin Olsen.
11-shja startuese e Real Madridit: Keylor Navas; Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos, Isco; Gareth Bale, Karim Benzema.
11-shja shartuese e Romës: Robin Olsen; Alessandro Florenzi, Konstantinos Manolas, Federico Fazio, Aleksandar Kolarov; Steven Nzonzi, Daniele De Rossi, Nicolo Zaniolo; Cengiz Under, Edin Dzeko, Stephan El Shaarawy.

●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.