Lajmet e fundit

Prania e NATO-s në Kosovë mbetet e qëndrueshme dhe do të vazhdojë sipas nevojave të sigurisë në terren.
Ish zyrtari i NATO-s për diplomacinë publike në Bruksel, Afrim Gjonbalaj, thekson në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se ndonëse aleanca nuk është e prirur për deklarata të bujshme, ajo vepron me planifikim të qartë dhe në heshtje për të garantuar stabilitetin.
“Forcat e NATO-s nuk kanë nevojë të bëjnë deklarata bombastike. Ata punojnë në heshtje dhe kanë strategji të qartë për dislokimin e trupave në rast të ndonjë rreziku”, tha Gjonbalaj, transmeton Klankosova.tv.
Ndiq deklaraten e plotë, në videon vijuese: