Cleveland Cavaliers tani udhëheq 2:0 ndaj Toronto Raptors në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore të NBA-së.
Ata fituan edhe ndeshjen e dytë si mysafirë të Torontos, duke i mundur vendësit bindshëm 110-128.
LeBron James regjistroi 43 pikë, 14 asistime e tetë kërcime, përcjellë nga Kevin Love që po ashtu pati natë të hatashme, prej 31 pikësh e 11 kërcimesh te Cavs.
Ndërkaq, më i miri te kanadezët ishte DeMar DeRozan me 24 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=lo6BAFqGTJ0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.