Prishtina dhe Llapi janë ndeshur sonte në kryeqytet në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës.
Të dyja klubet ndanë pikët pasi nuk arritën të shënojnë fare në portën e njëri-tjetrit.
Prishtina mbetet e pesta por shkon në kuotën e 30 pikëve, shtatë më pak se vendi i tretë, Malisheva,
Ndërkaq, Llapi qëndron i parafundit në pozitën e nëntë me 23 pikë, tri pikë më larg se vendi i shtatë, Ferizaj, që e shpëton nga rënia potenciale nga liga.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.