Aktorja amerikane Natalie Portman e ka quajtur aktrimin metodik luks të cilin nuk mund ta përballojnë gratë.
Ajo në një intervistë për The Wall Street Journal ka thënë që kurrë nuk e ka adaptuar këtë metodë në të cilën aktorët gjatë kohës sa janë në rol fillojnë të identifikohen plotësisht me personazhin në aspektin emocional, mendor dhe fizik.
“Nuk mendoj që fëmijët ose partnerët do të ishin shumë të mirëkuptueshëm ndaj jush nëse do t’i thoshit secilit që t’ju quajë Jackie Kennedy gjatë tërë kohës”, ka thënë ajo, duke iu referuar filmit biografik të vitit 2016, Jackie, në të cilën ajo e kishte luajtur Zonjën e Parë.
“Pavarësisht rrethanave në jetën e një gruaje, qoftë nëse ajo është e privilegjuar apo nënprivilegjuar, faktori unifikues janë limitet e vëna nga shoqëria mbi atë se çfarë mund të jenë gratë, se si duhet të sillen, dhe se çfarë lejohen të thonë dhe ndiejnë dhe bëjnë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.