Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi me Nasuf Bejtën.
Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.
Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me 21 shtator.
Krasniqi, me këtë rast ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së saj, duke bërë të ditur që këtë vendim e ka marrë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
https://klankosova.tv/vasfije-krasniqi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-deputetes/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.