Aktori i njohur, Naser Rafuna ka shkruar për Enver Petrovcin, pas vdekjes së tij, duke falënderuar Zotin që i ka dhënë mundësinë të jetë student i tij.
Ai është shprehur se Petrovci i mençur dhe i durueshëm, siç u shpreh,” ka ndriçuar jetët tona me dritën e dijes dhe përvojës”.
“U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah. Ne lutemi Zotit të të Mëshiroj, sepse ti je ndarë nga kjo botë por gjithnjë do të jesh në zemrat tona. I dashur për ne, me dhimbje të pafund, i mençur dhe i durueshëm, ti ke ndriçuar jetët tona me dritën e dijes dhe përvojës”.
“Falënderojmë Zotinë që më dha mundësinë të jem student i tij në UP, të mësoj nga urtësia e tij dhe të shoh në atë që më dha si shembull për jetë dhe profesion. Bachelor dhe Master i përfundova te ky kolos arti dhe isha Asistent i tij, çdo ditë, më mbajti pranë dritës së dies. Me shumë mall dhe mirënjohje, mbajmë këtë borxh ndër zemra që s’u shlye kurrë. Shpresa jonë është në dhënien e Zotit që, përmes lutjeve, të pranojë këtë borxh të pamundëshëm”.
“Faleminderit për gjithçka, për çdo ditë, për çdo mësim, për çdo shenjë dashurie. U prehesh në paqe, derisa të takojmë sërish në dritën e përjetshme. Lamtumirë profesori im, mësuesi jonë Enver Petrovci”, ka shkruar tutje Rafuna./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.