Ai dukej gati për t'u rikthyer, por do të duhet ende shumë kohë për të pritur para se Amir Rrahmani të kthehet në fushë.
Mbrojtësi kosovar ishte në stol kundër Pisa dhe rikthimi i tij në formacionin titullar dukej i afërt, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, një dëmtim i ri e ka ngadalësuar rikthimin e tij, dhe aktualisht nuk ka një datë të konfirmuar për rikthimin e tij.
Ai do t'i mungojë Kosovës në dy ndeshjet ndoshta vemdimtare të "Dardanëve" në kualifikimet e Kupës së Botës, kundër Sllovenisë respektivisht Suedisë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.