Kampioni aktual i Italisë, Napoli, ka shënuar fitore të pastër ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 12-të në Serirle A.
Napoli zhvilloi një pjesë të parë të paharruar dhe më bindësen në vitet e fundit, pasi të tre golat e fitores (3:1) u shënuan në 45 minutat e para.
Ishte kjo paraqitja më e mirë e Napolit sivjet dhe më e dobëta e Atalantas në pjesët e para.
David Neres i realizoi dy golat e parë për Napolin, ndërsa të tretin anësori Noa Lang.
Atalanta diçka më e mirë dhe përmes sulmuesit Gianluca Scamacca që hyri në lojë në pjesën e dytë, shënoi golin e vetëm për bergamaskët që pësuan humbjen e tretë sezonale, kurse Napoli me këtë fitore (8-ta), kalon në pozitën e parë së paku për një natë me 25 pikë, një më shumë se Inter, Roma dhe Bologna.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.