Napoli ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt, me rezultat 2-0, në kuadër të ndeshjes së parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Napoli mundësin e parë në ndeshje e pati në minutën e 36’, por Khvicha Kvaraskhelia, ishte i pasaktë nga pika e bardhë.
Vetëm katër minuta më vonë Victor Osimhen e kaloi në epërsi Napolin, me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Frankfurti mbeti me një lojtar më pak, pasi Kolo Muani u ndëshkua me karton direkt të kuq.
Këtë e shfrytëzoi lideri aktual i Italisë, duke e shënuar edhe golin e dytë me anë të Giovanni di Lorenzon, në minutën e 65’. Ky ishte rezultat final i kësaj ndeshjeje.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 15 mars, në stadiumin “Diego Maradona”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.