Kampioni i Italisë, Napoli, e ka kontaktuar Manchester Unitedin për transferimin e lojtarit danez, Rasmus Hojlund.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, sulmuesi danez është i interesuar për një transferim te kampionët e Italisë.
Por, Hojlund ka kërkuar garanci për të ardhmen e tij afatgjate te Napoli, pasi nuk dëshiron që të luaj në “Maradona” vetëm si huazim, transmeton Klanksoova.tv.
Napoli janë në kërkim të një sulmuesi pasi Romelu Lukaku pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për muaj të tërë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.