Napoli është në bisedime me portierin Alex Meret për një marrëveshje të re, me dy opsione në kontratën e propozuar.
E para përfshin një kontratë deri në qershor 2027 me mundësinë e zgjatjes deri në vitin 2028, ndërsa e dyta do të ishte një marrëveshje e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Mereti ka shfaqur performanca të shkëlqyera këtë sezon, duke mbyllur shtatë ndeshje pa pësuar gol në Serie A, dhe duke ruajtur një marrëdhënie të fortë me trajnerin Antonio Conte, që e bën të mundshme zgjatjen e bashkëpunimit të tij me Napolin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.