Platforma kryesore shqiptare, ArtMotion sjell sonte një natë vendimtare futbolli, ku në të njëjtën orë, 20:45, do të luhet fati i kampionit të ri të Serie A.
Në kanalin Sport1, Napoli do të presë Cagliarin në stadiumin legjendar “Diego Armando Maradona”, nën komentimin e Andin Lokaj.
Napoli kryeson renditjen me 79 pikë dhe është në prag të titullit. Një fitore ndaj Cagliarit do t’i siguronte automatikisht titullin, pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër, njofton Klankosova.tv.
Njëherësh në Sport2, Interi, që ka 78 pikë, do të përballet me Comon në një transfertë që mund të ndryshojë gjithçka.
Ndeshja do të komentohet nga Lirim Peci dhe pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët zikaltër, të cilët shpresojnë në një hap fals të Napolit për të rrëmbyer titullin.
Ndërkohë, nga ora 21:00, në kanalin Kujtesa, do të zhvillohet edhe sfida mes Betis – Valencia, në kuadër të La Ligës spanjolle./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.