Dy herë kampionia Naomi Osaka është tërhequr nga “Australian Open” i këtij viti vetëm tetë ditë para fillimit të turneut.
Osaka, një fituese në Melburn në 2019 dhe 2021, nuk ka luajtur në WTA Tour që nga shtatori dhe ka rënë në vendin e 42-tw në renditjen botërore.
Nuk u dha asnjë arsye për tërheqjen e lojtares japonezes 25-vjeçare, transmeton Klankosvoa.tv.
Organizatorët kanë promovuar Dayana Yastremska të Ukrainës në shortin kryesor në vend të saj.
Një numër emrash yjesh, duke përfshirë 42-vjeçaren shtatë herë kampionen e Grand Slamit, Venus Williams, dhe numrin një në botë të Spanjës, Carlos Alcaraz, 19 vjeç, janë tërhequr tashmë nga turneu i cili fillon më 16 janar në Melburn.
Mbetet për t'u parë nëse britanikja Emma Raducanu do të garojë në “Australian Open” pasi ajo dëmtoi kyçin e këmbës në “ASB Classic” të enjten dhe u detyrua të largohej në mes të një ndeshjeje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.