Lajmet e fundit

Gjermania ka publikuar të enjten listën preliminare për Kampionatin Evropian 2024.
Në të nuk janë përfshirë shumë yje nga trajneri Julian Nagelsmann.
Nagelsmann ka dhënë shpjegime që pse nuk ka ftuar Mats Hummelsin dhe Leon Goretzkan, të cilët ishin lojtar kyç për ekipet e tyre përkatëse.
“Kam biseduar gjerë e gjatë me Hummels dhe Goretzka. Ata janë shumë të zhgënjyer pasi janë jashtë listës”, u shpreh Nagelsmann.
“Unë u përpoqa t’ua shpjegoj pse nuk ishin përfshirë. Është e kuptueshme që janë të mërzitur”.
Lista prej 27 lojtarëve që u publikua të enjten, njëri prej tyre nuk pritet të ftohet për Evropianin.
Ndryshe, Kampionati Evropian në të cilin është nikoqir Gjermania, do të nis më 14 qershor dhe do të përfundojë pas një muaji. /Klankosova.tv.