Fituesi i 22 Grand-Slameve, Rafael Nadal, dhe Novak Gjokoviq, i cili ka fituar 20 Grand-Slame deri më tani në karrierë, mund të ndeshen në çerekfinale të French Open, pas hedhjes së shortit.
Gjokoviq u tërhoq në short me Nadalin, adoleshentin spanjoll Carlos Alcaraz, si dhe numrin tre të botës, Alexander Zverev, të cilët mund të ndeshen në 1/8 e finales, nëse arrijnë deri aty.
Numri 2 i botës, Daniil Medvedev mund të përballet me bashkatdhetarin Andrey Rublev në çerekfinale, pasi lojtarët rusë janë lejuar të marrin pjesë, pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.