Ylli i America's Got Talent, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19, sipas TMZ. Ai vdiq në moshën 30 vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në “Ditën e Falënderimeve” kur shkuan në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.
Një i afërm i të ndjerit tha për mediat se rokeri ishte i pavaksinuar.
Banda e Phillips, Metal Maffia, bëri njoftimin zyrtar të martën.
“Me pikëllim të madh ju informojmë të gjithëve për humbjen e shokut/vëllait/dhe shokut tonë të grupit @jayjayrocks”, tha grupi në një deklaratë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.