Lajmet e fundit

Alessandro Vezzosi, drejtori i muzeut “Leonardo da Vinçi” tha se filli i flokëve u mblodh nga një komision mbretëror që ishte angazhuar më 1863 për të gjetur ndonjë gjë të da Vinçit.
Testimi duhet gjithashtu të jetë në gjendje të provojë nëse mbetjet e identifikuara në Francë në vitin 1863 me të vërtetë i përkisnin da Vinçit.
"Ajo që është e rëndësishme është të mos e marrim për të vërtetë një rezultat përpara se të përfundojë testimi shkencor", tha Vezzosi.
Da Vinçi vdiq në maj 1519 dhe u varros në Chateau d'Ambroise pranë qytetit francez të Tours. Kalaja u dëmtua rëndë pas Revolucionit Francez të vitit 1789 dhe shumë varre u shkatërruan, duke përfshirë atë të Leonardo, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv