Muzeu "Dan Gerbo" në Mulhouse të Francës, hap dyert për ekspozitën e artistit shqiptar, Ramë Dardania nga 1 deri më 30 shtator 2025.
Inaugurimi do të mbahet më 5 shtator, ku vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë artistin dhe të shijojnë koleksionin e tij të veprave abstrakte dhe emocionale.
Ekspozita “Emocionet” sjell fytyra, forma dhe ngjyra të ndezura që tregojnë histori të Kosovës dhe shprehin ndjenja të thella.
Muzeu ofron hapësirën perfekte për të prezantuar artin shqiptar për publik ndërkombëtar, duke ofruar një përvojë të paharrueshme vizuale dhe emocionale. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.