Kori i Grave "Muza" në Gjilan, të shtunën e 4 tetorit do të organizojë një koncert me dedikim për gratë që synojnë ulësen në Asamblenë Komunale.
Koncerti që ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave në shoqëri, do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, nga ora 17:00, njofton Klankosova.tv.
Kori Muza, do të interpretojë këngë që theksojnë rolin e grave në politikë dhe shoqëri, duke e kthyer ngjarjen në një platformë frymëzuese për kandidatet dhe publikun.

Kjo ngjarje thekson nevojën për më shumë gra në vendimmarrje, por edhe thirrje për barazi dhe pjesëmarrje aktive.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.