Besar Musolli do të vazhdojë karrierën e tij me Llapin pasi e ka zgjatur kontratën me klubin podujevas.
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive”.
“Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku”.
Pos tij, edhe kapiteni Benjamin Emini e ka vazhduar aventurën me tv Kaltrit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.