Fortuna Dusseldorf po avancon me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë sezonale në Bundesliga 2. Kuq e Bardhët po luajnë si mysafirë të Paderbornit. Golin e dytë në këtë duel e ka realizuar futbollisti reprezentues i Kosovës, Florent Muslija. Muslija shënoi në minutën e 42-të me një goditje të fortë brenda zonës. Gjithsesi ai nuk festoi pas këtij goli, kjo sepse Paderborni ka qenë ish-skuadra e tij.