Florent Muslija ishte njëri nga futbollistët e kombëtares së Kosovës, që u përjashtua nga grumbullimi.
Dyshohet se ai bashkë me Edon Zhegrovën dhe portierin Arjanet Muriq, ishin larguar nga hoteli për të dalur në klubet e natës.
Me këtë rast, sot ka reaguar edhe njëherë Muslija, i cili tha se "për këtë ka kërkuar falje dhe se kjo nuk do të ndodh më".
Futbollisti në fjalë theksoi se ngjarja kishte ndodhur dy ditë para lojës Qipros, apo thënë më saktë një ditë pasi "Dardanët" e humbën ndeshjen kundër Rumanisë në "Fadil Vokrri" me rezultat 0:3.
Kurse, kundër Qipros skuadra e Franco Foda, triumfoi me rezultat 0:4.
Reagimin e tij, ai e bëri përmes Instastoryt.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.