Andy Murray nuk do të luajë në French Open.
Pavarësisht kësaj ai do të përqendrohet në përgatitje për rikthim.
Kthimi në Italian Open i Murray ishte ndeshja e tij e parë që nga marsi, pasi ai u tërhoq nga Miami Open pas një lëndimi.
Ish-numri një në botë u ndesh me Liam Broady në Italian Open. Besohet se 34-vjeçari ende po ndjen pak shqetësime dhe, për këtë arsye, ka zgjedhur të largohet nga Open French, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Murray tani është përsëri në Londër duke u përgatitur për sezonin para Queen's dhe Wimbledon.
Queen's fillon më 14 qershor dhe Murray kohët e fundit tha se ai "mezi pret" për të luajtur përsëri para tifozëve britanikë në ngjarjen e klubit në perëndim të Londrës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.