Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është pamundësuar përfaqësimi i vendit tonë me simbolet e saj në Kampionatin Botëror të Boksit, që do të mbahet në Indi.
Për këtë rast ka reaguar Sadiku, e cila ka thënë se kjo është kundër rregullave të sportit.
Por, pa reaguar nuk ka mbetur as futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.
Muriqi tha se është kundër zbatimit të këtyre sanksioneve.
Ai theksoi se vendimi i shtetit indian është politik.
“Duke qenë se flamuri dhe himni i Kosovës nuk u pranuan për arsye politike në Indi, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në turneun e boksit. Nuk duhet harruar fuqia unifikuese e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve. #RroftRepublikaEKosoves”, ka shkruar në Twitter Muriqi.
As the Kosovo flag and anthem were not accepted beacuse of political reasons in India, Donjeta Sadiku will not attend the boxing tournament. The unifying power of sports should not be forgotten and these sanctions should not be applied to athletes.#RroftRepublikaEKosoves ?? https://t.co/RFuWfB2ysr
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 14, 2023
https://klankosova.tv/boksierja-sadiku-i-ben-thirrje-indise-tia-mundesoje-qe-ta-perfaqesoje-kosoven-ne-boteror/
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.