Kosova sonte i zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes me Lituaninë.
Përballja e nesërme në "Fadil Vokrri" do të jetë e fundit për "Dardanët", në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Por, temë kryesore e konferencës për media të mbajtur sot nga trajneri Franco Foda e sulmuesi Vedat Muriqi, ishte ndeshja e së premtes me Rumaninë, e cila u ndërpre për shkak të thirrje raciste nga tifozët rumunë.
Në këtë konferencë, Muriqi u shpreh se ndihet krenar me vendimin që morën në Bukuresht për ta lëshuar fushën pas ofendimeve nga tifozët vendas.
“Jemi krenarë pasi kemi marrë vendimin e duhur. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe shpresojmë ta mbyllim këtë cikël të Ligës së Kombeve me fitore”, ka thënë ai.
Kombëtarja e Kosovës, është ende në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e së premtes ndaj Rumanisë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.