Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë.
Pas stërvitjes së fundit, para ndeshjes miqësore ka folur sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili tha se shkojnë në Norvegji për fitore.
Ai tutje shtoi se kombëtarja norvegjeze mund ta ketë Haalandin, por edhe ajo e Kosovës ka Amir Rrahmanin, që ka fituar Serinë A.
“Sot e patëm anën taktike dhe tani i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë sfidë. Ata kanë lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland edhe ne kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos Amirit. Futbolli nuk është vetëm me lojtar individ, por individët mund të jenë çelësi i fitores, por në këtë aspekt mendoj se Norvegjia përveç individëve nëse dëshiron të na mposhtë duhet të jetë kompakte”, tha Muriqi, përcjell Klankosova.tv