Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në La Liga pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fundjavë.
Futbollisti i Mallorcas realizoi dy gola në përballjen ndaj Osasunas, duke qenë lojtari më i spikatur i ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2.
Falë kësaj performance, Muriqi është përfshirë në ekipin ideal të javës nga faqet e specializuara të statistikave.
Sulmuesi kosovar vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Mallorcas këtë sezon dhe një nga sulmuesit më të dalluar në kampionatin spanjoll, i cili tashmë ka 18 gola të shënuar këtë sezonë.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.