Sulmuesi Vedat Muriqi, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares Primozh Gliha, për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Kjo për shkak të një lëndimi, që ai e pësoi në ndeshjen kundër Izraelit.
Mediat spanjolle kanë shkruar lidhur me lëndimin e "piratit".
Sipas tyre, krahas dy ndeshjeve me kombëtaren, 29-vjeçari do të mungojë edhe në katër ndeshje kampionale: Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit.
Mungesa e tij do të jetë katër deri në gjashtë javë.
"Dardanët", do të luajnë me kombëtaren helvetike, të shtunën e 18 nëntorit në Basel.
Ndërkaq të marten e 21 nëntorit, Kosova do ta mbyllë ciklin kualifikuese të kampanjes për "Euro 2024".
Në "Fadil Vokrri" do të ketë punë me Bjellorusinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.