Juventusi i Edon Zhegrovës dhe Sassuolo i Arijanet Muriqit i kanë ndarë pikët me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A-së.
Kenan Yildiz gëzoi vendësit me golin e tij në minutën e 14-të, por për mysafirët barazoi Andrea Pinamonti në minutën e 52-të.
Përfaqësuesi i Kosovës ishte vendimtar për pikën e nxjerrë në Juventus Stadium pasi ia priti penaltinë kapitenit Manuel Locatelli në minutën e 86-të.
Ndërkaq, për Zhegrovën, trajneri i tij Luciano Spalletti rezervoi vetëm dy minuta kohë të rregullt.
Juve me këtë pikë shkon në 54 në vendin e pestë, teksa Sassuolo rri i dhjeti me 39 sosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.