Mallorca ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
“Pirati” shkëlqeu në barazimin e Mallorcas ndaj Osasunës, duke shënuar dy gola.
Ai shënoi për pesë minuta, nga minuta e 61-të kur e shënoi të parin, teksa të dytin e shënoi në minutën e 66-të.
Kështu, Muriqi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga me tetë gola, pas Kylian Mbappes që ka 14 gola dhe Lewandowskit që ka po ashtu tetë gola, por edhe një asistim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.