Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë në Parma të Italisë.
Në këtë duel, Dardanët do të kenë mungesën e shënuesit më të mirë, Vedat Muriqit, i cili si shkak i një lëndimi nuk ka udhëtuar fare për grumbullimin e shtatorit, transmeton Klan Kosova.
Por, sulmuesi i Fenerbahçes më anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, iu ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij të Kosovës.
“Forca Kosova, Besa-Besë”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/MuriqiVedat/status/1301504214607237121?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301504214607237121%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fsport.korrektshow.info%2F2020%2F09%2F03%2Fmungon-per-shkak-te-lendimit-muriqi-vjen-me-nje-postim-emocionues-para-ndeshjes-moldavi-kosove%2F
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.