Lajmet e fundit

Kylian Mbappe mungoi në derbin e mbrëmshëm midis Atletico Madridit dhe Real Madridit në La Liga.
Mirëpo, francezi është përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Lillet të Edon Zhegrovës.
25-vjeçari pësoi një lëndim në muskul para disa ditësh, mirëpo tani po ndihet më mirë, aq sa mund të aktivizohet në përballjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.