Janë betuar si deputet që nga 19 prilli, por puna e tyre nuk u pa kund, meqë legjislatura e 9 nuk arriti as të konstituohet.
Angazhimi i vetëm që patën nga atëherë e deri në fund të korrikut, ishte paraqitja në seanca çdo 48 orë.
Por, disa prej tyre, as këtë nuk e bënë, pasi pak u panë këndejpari.
Që nga prilli e deri në qershor, ai që mbanë stafetën për më së shumti mungesa është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Cekaj i cili për më shumë se dy muaj u shfaq veç dy herë.
Në muajin e katërt kur edhe nisën tentativat për formimin e legjislaturës së re, u mbajtën 6 seanca. Në katër prej tyre, mungoi Duda Balje.
Maji i plotë, regjistroi 16 mbledhje të ngjashme.
Kampione me mungesa ishte Marigona Geci e LDK-së, me 11 të tilla. Një më pak e pati, Daut Haradinaj i AAK-së, pasuar nga Fatmir Limaj i NISMA-s, që në Kuvend nuk u pa 8 herë, derisa Artan Behrami i PDK-së, nuk erdhi 6 herë.
Më së paku entuziastë për ndjekjen e punimeve në tempullin e demokracisë, në muajin qershor ishin Doarsa Kica-Xhelili dhe Zlatan Elek, që të pranishëm nuk qenë për plotë 13 seanca.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=K2ddG-scvYs
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.