Kevin Durant realizoi 48 pikë dhe luajti 53 minuta në lojën e shtatë dhe përfundimtare të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të NBA-së.
Megjithatë, klubi i tij, Brooklyn Nets u mposht me rezultat 111:115 nga Milwaukee Bucks që avancoi në finale të Konferencës falë 40 pikëve të dy herë MVP-së, Giannis Antetekounmpo, dhe 23 pikëve e 10 kërcimeve të Khris Middleton që i shënoi pikët vendimtare në kohën shtesë e që ia siguruan triumfin klubit nga Wisconsin-i.
Por meritor që loja shkoi në shtesë ishte pikërisht Duranti i cili realizoi një dypikësh në sekondat e vdekjes – por fatkeqësisht e kishte shkelur vijën dhe ai që mund të ishte kosh i fitores, ishte vetëm i barazimit.
Në lojën shtesë, as ai e as James Harden që njashtu luajti 53 minuta, s’kishin më fuqi që të bënin ballë, dhe loja në shtesë përfundoi 6:2 në të mirë të mysafirëve.
Në finale të Konferencës Bucks pret fituesin e sontëm të serisë tjetër që ka shkuar në lojën e shtatë, atë mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks.
https://www.youtube.com/watch?v=RY8H8WL--h0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.