Lajmet e fundit

"E para më duket se nuk ka vullnet prej palës e cila nuk ka pasur vullnet edhe herën e kaluar për të gjetur një gjuhë të përbashkët me një prej partive politike shqiptare, qoftë me PDK-në ose LDK-në për formimin e institucioneve. Pra, ne në zgjedhje kemi shkuar se kemi dështuar të zgjedhim president. Dhe në një Republikë parlamentare, Kushtetuta e definon kush e ka të drejtën dhe kush e ka përgjegjësinë për të bërë hapin e parë për formim të institucioneve", deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.Ish-deputeti komentoi edhe deklarimet e ushtrueses së detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, dhe ish-shefes së GP të VV-së Albërie Nagavci, që sipas Sejdiu po duan të gjejnë sërish fajtor.