Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen nga trajneri Muhammed Thaçi.
Këtë klubi nga Rahoveci e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
"KB Rahoveci njofton se ka pranuar dorëheqjen nga trajneri Muhammed Thaçi", thuhet në njoftim.
"Ne falënderojmë trajnerin për kontributin e tij dhe gjithçka që ka dhënë për organizatën tonë, duke i dëshiruar Mujës suksese të mëtejshme në karrierën e tij".
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.