Muhamet Ramadani doli i pari në Kupën Evropiane për gjeneratën U23, që u zhvillua gjatë vikendit në Portugali.
19 metra e 28 centimetra e hodhi gjylen larg mitrovicasi, ndërsa me të arritur në Prishtinë, tha se për të artën është nisur.
Atletë të njohur nga Gjermania, Franca e Italia la mbrapa, e të njëjtin synim e ka edhe pas pak muajsh në një garë tjetër.
Në Prishtinë babë e bir u pritën nga i pari i Federatës së Atletikës.
40 shtete evropiane në garën e Portugalisë.
https://youtu.be/ppoo0HEf-T8
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.