Është zbuluar se një lëvizje e papritur merkatoje është gati të ndodhë mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit.
Sipas lajmit të TRT Spor, klubi bordo-kaltër është pranë arritjes së një marrëveshjeje për të afruar në ekip Ernest Muçin.
Thuhet se transferimi i futbollistit shqiptar do të realizohet në formë huazimi 1 vjeçar.
Futbollisti 24-vjeçar, në shkurt të vitit 2024, kishte firmosur me Beshiktashin nga Legia Varshava për një shumë prej 10 milionë eurosh.
Ish-anëtari i Tiranës ka kontratë me Beshiktashin që zgjat deri në vitin 2027.
Muçi ka regjistruar 61 ndeshje me bardhë e zinjtë duke shënuar 11 gola dhe 4 asistime.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.