Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të humbasë jetën në det.
Sipas raportimeve të Euronews.al, i riu ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor dhe të emergjencës në vendngjarje ka bërë të mundur rikthimin e tij në jetë, transmeton Klankosova.tv.
Pas stabilizimit fillestar, 19-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.