Lajmet e fundit

Fshati Mramor i komunës së Prishtinës, ka zënë vend në një nga revistat më të njohura amerikane, për skenën më të bukur të mbuluar me dëborë në gjithë Europën.
Mramori i cili gjendet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, është shfaqur në revistën Harpersbazaar, i renditur në vendin e 10-të me pamjen më mahnitëse në Europë sa i përket stinës së dimrit, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja fotografia me të cilën është përfaqësuar.