Sigal Prishtina është mposhtur nga Petrolina AEK Larnaca, me rezultat 101:84, që është humbja e dytë në Europe Cup.
Megjithë lojën e mirë të Dardan Berishës që shënoi 28 pikë, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes, skuadra kryeqytetase nuk arriti që t'i bëjë ballë kundërshtareve qipriot.
Skuadra nga Qipro u tregua më e mirë se prishtinasit gjatë pothuaj tërë ndeshjes, veç çerekut të fundit kur kryeqytetasit u këndellën, por nuk arritën që ta ktheni rezultatin.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.